Arrestohen dy burra, dyshohet se sulmuan seksualisht një të mitur
Dy burra janë arrestuar në Obiliq, nën dyshimin se kanë sulmuar seksualisht një të mitur.
Sipas policisë, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se kanë sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare- e mitur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia përmes raportit 24-orësh./21Media