Kaloni te përmbajtja kryesore

Suspendohet zyrtari policor nga Graçanica pasi ushtroi dhunënë familje

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka bërë të ditur se e ka arrestuar një zyrtar policor nën dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Në njoftimin e IPK-së thuhet se informacioni u pranua nga Policia e Kosovës  lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Graçanicë ka kryer veprën penale dhunë në familje.

Tutje, shtohet se lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative sure dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

“Rasti është raportuar të ketë ndodhur dje në orët e pasdites në Graçanicë. Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button