Aksident zingjiror në Ferizaj, deklarohet policia

Pasditën e sotme ka ndodhur një aksident në mes tri veturave në magjistralen Ferizaj-Shtime.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli.

Sipas Veselit nga ky aksident kanë marrur lëndime trupore dy persona.

“Me datën 01.01.2025 rreth orës 15:50 në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, pikërisht në fshatin Saraishtë të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku janë përfshirë tri vetura, dy me targa vendore dhe një me targa të huaja. Veç dëmeve të shkaktuara materiale , lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Freizaj janë liruar”, bën të ditur Veseli për portalin rtv21.tv

Ndërkaq tutje ai thotë se në vendin e aksidentit kanë dalë patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugorë, të cilët janë duke e hetuar rastin. /21Media

 

Back to top button