Fluks të pritjeve kufitare deri në 2 orë në dalje të Kosovës

Kolona të gjatë në pikat kufitare të territorit të Republikës së Kosovës, ka ditëve të fundit me kthimin e mërgimtarëve.
Referuar të dhënave të fundit nga Qendra kombëtare për menaxhim kufitar thuhet se hyrja në Jarinje është 1 orë ndërkaq daljet deri në 40 minuta me 200(m) kolona. /21Media
Me kthimin e mërgimtarëve, kolona të gjata po krijohen këto ditë në dalje të pikave kufitare me Kosovën.
Sipas të dhënave të fundit, mërgimtarët po presin gati deri në dy orë te pika kufitare Dheu i Bardhë, ku në dalje kolona është 600 metra.
Deri në gjysmë ore, qytetarët po presin për të dalë nga Jarinja, ku kolona aty është deri në 100 metra.
Gjithashtu edhe pika në Merdare është më e ngarkuar.
Aty kolona ka shkuar 900 metra, dhe mërgimtarët po presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova. /21Media

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?