Kaloni te përmbajtja kryesore

Kur dhe kush i formon institucionet?

Rezultatet preliminare treguan se deri më tani asnjë na partitë politike nuk do të mund t’i formojë institucionet si e vetme. Por kush dhe kur do të mund t’i formojë të njëjtat.

Duke folur për afatet kushtetuese për formim të institucioneve të reja, Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se e nga java e parë gushtit e  deri në javën e parë të tetorit, duhet të konstituohet Kuvendit, të formohet Qeveria dhe të zgjedhet presidenti.

Por, sipas tij për t’u arritur një gjë e tillë nevojitet një marrëveshje politike mes partive.

“Nëse me 6 korrik certifikohen nga momentin certifikimit rrjedh afati 30 ditor qe të konstituohet ka kohe deri me 6 gusht të kosnituohet kuvendi. Mandej rrjedhin afatet tjera pe qeverinë dhe presidentin. Gjykata e ka sqaruar se në momentin e konstituimit të Kuvendit  duhet te rrjedh agati për zhdehjen e presidentit brenda 60 ditësh andaj unë mendoj se nga 6 gusht deri me 6 tetor besoj që duhet të përfundojnë procedurat procedurat sa s përket zgjedhjes se peridentit dhe qeverisë. Marrëveshja domosdoshmëri numrat e tanishëm kërkojnë nevojë për kompromis konsensus dhe bashkëpunim partiak për të gjitha institucionet”, tha Bugaqku për rtv21

Pas zgjedhjeve të 7 qershorit përfaqësues të Bashkimit Evropian kanë bërë thirrje për formim të shpejtë të institucioneve të reja përmes bashkëpunimit dhe kompromiseve për një stabilitet institucional.

Avokati Ardian Bajraktari thotë vendi ka nevojë për një qeveri stabile teksa si koalicion të mundshëm e sheh atë mes LVV dhe LDK-së.

“Prej nga ku fillim afati kushtuese për festen për seancën konstituive konstituim te kuvendit… nga ai moment nisi detyrimet e tjera si për çështje e negociatave për qeverinë por njëkohësisht edhe  afatit kushtetues për zgjedhjen presidentit që duhet të bëhet jo me vone se 60 nga konstituimi i kuvendit.  Sipas afateve në pjesën e parë të gushtit duhet ta kemi konstituimin  e Kuvendit. Marrëveshja, konsensusi dhe kompromis janë bazament i sistemit demokratik. Partitë të punojnë mbi atë që nënkupton marrëveshje  konsensus e kompromis  mbi të gjitha për presidentin por edhe qeverinë. Një qeveri stabile jashtëzakonisht e rëndësishme. Një përfarim mes LVV dhe LDK mund të vie në shprehje”, u shpreh ai për rtv21

Ndërkohë tri partitë më të mëdha,  LVV-ja PDK-ja dhe LDK-ja janë shprehur të gatshme për diskutime për t’i dhënë vendit institucionet e reja sa më parë./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button