18-vjeçari e godet me thikë një 44-vjeçar në krahëror në Prizren- Policia jep detaje

Një person është goditur me thikë në krahëror, pas një mosmarrëveshjeje që pati me një 18-vjeçar. Rasti raportohet të ketë ndodhur në fshatin Poslishtë të Prizrenit.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka bërë të ditur, zëdhënësi i policisë i rajonit të Prizrenit Shaqir Bytyqi.
Bytyqi, tha se viktima, 44 vjeçar, është duke marrë tretman në emergjencën e spitalit të qytetit dhe se i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
“Me datë 02.01.2025 rreth orës 16:35 kemi marrë informatë se në emergjencën e spitalit Rajonal është duke u trajtuar viktima R. Sh. Mashkull i lindur 1980 nga fshati Poslisht-Prizren. Patrulla policore ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me viktimën i cili ka deklaruar se në qendër të fshatit Poslishte kishte ndodhur një mosmarrveshje mes tij dhe një të dyshuari mashkull rreth 18 vjeq të cilin nuk e njihte me emër, nga i cili ishte goditur ne krahëror me mjet të mpreht thikë dhe si pasojë kishte marrur lëndim trupor. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Dy persona janë arrestuar si të dyshuar lidhur me rastin, një i mitur dhe një madhor”, bënë të ditur Bytyqi. /21Media