Haxholli: 100,000 euro shpenzime në rrjetet sociale për fushatën parazgjedhore

(Lajm i përditësuar)

Haxholli: 100,000 euro shpenzime në rrjetet sociale për fushatën parazgjedhore

Violeta Haxholli nga KDI në ”Click” të RTV21 ka thënë se partitë politike para fushatës zgjedhore një pjesë të madhe të shpenzimeve i ka bërë në rrjetet sociale.

”Vetëm tre muajt e fundit të vitit 2024 janë bërë rreth 2 mijë e 500 postime nga subjektet politike e prej tyre janë sponzorizuar rreth 100.000 euro”, tha HAxholli.

Haxholli ka thënë se këto shpenzime janë bërë nga të gjitha partitë politike, duke theksuar se më së shumti ka pasur LDK-ja” që i ka pasur gjysmen e tyre.”

Ajo tutje ka shtuar se priten shpenzime më të mëdha në rrjetet sociale gjatë fushatës zgjedhore.

Haxholli: Kundërshtimi i Listës Serbe nga VV-ja po bëhet në kuadër të fushatës parazgjedhore

Violeta Haxholli nga KDI në ”Click” të RTV21 ka thënë se sipas ligjit, Lista Serbe i ka përmbushur të gjitha kriteret që të kandidojë si partitë tjera.

Ajo tutje tha se kundërshtimi për mos certifikim të Listës Serbe nga VV-ja po bëhet në kuadër të fushatës zgjedhore.

”Një qendrim politik që po e mban VV-ja ne e pam edhe me rastin e kundershtimit për certifikimin e kësaj partie, që më pas u hodh poshtë nga PZAP, ngjashëm kishte ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara,ku PZAP kishe hedhur poshtë vendimin e KQZ-së për mos certifikimin dhe tani është rikthyer i njëjti debat edhe pse u certifikua nga KQZ po vazhdon kundershtimi i VV-së për këtë parti brenda KQZ-së mund të them që kjo po bëhet shumë në kuadër të fushatës parazgjedhore pra është një mjet politik që po përdoret nga VV-ja”, tha Haxholli.

Show More
Back to top button