Kaloni te përmbajtja kryesore

Tahiri: Kurti nuk po do me fitu se po do me ikë nga përgjegjësia e Asociacionit

(Lajm i përditësuar)


Tahiri: Kurti nuk po do me fitu se po do me ikë nga përgjegjësia e Asociacionit

Besnik Tahiri nga AAK në emisionin “Click” në RTV21 tha se kryeministri Albin Kurti nuk po do të fitojë në zgjedhjet e 9 shkurit. Kjo sipas tij për të ikur nga përgjegjësia e Asociacionit.

“Ai as nuk është kah don me fitu , d.m.th pse s’po do me fitu , asnjë zotim programr se ka bërë…e ka bë një projekt superpuna i ka shti do njerëz në punë, rruga Prishtinë- Podujevë është afru, Kurti nuk është kah do me fitu për shkak se është kah do me ikë prej përgjegjësisë të asaj që thash ia ka lënë këmbët e arushës ( Asociaconin), ky po do për me ikë me u largu prej pushteti e me ia lënë një përgjegjësi dikujt e me thënë qe këta çka bënë”, tha Tahiri.

Derisa premtoi se nëse vijnë në pushtet draftin do ta dërgojnë në Kushtetuese.


Asociacioni, Tahiri: Kurti ia la këmbët e arushës Kosovës me këtë draft

Besnik Tahiri nga AAK- ja në emisionin “Click” në RTV21 tha duke folur për Asociacionin tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti  duke i ikë zotimit të tij për dialog ia ka lënë këmët e arushës Kosovës.

“Kryeministri Albin Kurti ia ka lënë këmbët e arushës Kosovës me këtë draft asociacion deshti apo nuk deshti me pranu.”, tha ai.


Anëtarësimi në NATO, Tahiri: Qeveria nuk ka dashtë me marrë planin tonë

Besnik Tahiri nga AAK në emisionin “Click” në RTV21  foli sërish për premtimin e këitij subjekti politik që nëse vijnë në pushtet do ta anëtarësojnë Kosovën në NATO.

Tahiri tha se e kanë argumentuar edhe në Petnagon dhe në DASH se si mund të bëhet një gjë e tillë.

“Instrumenti i Partneritetit për Paqe nuk është i aplikueshëm për Kosovën, sepse është sjellë si instrument për vendet sovjetike të cilat kanë dalë prej bllokut sovjetik kanë marrë system demokratike dhe kanë marrë kërkesë për antërësim në NATO….Partenriteti për Paqe si instrument ka kërku kontrollin civil ndaj ushtrisë, kontrollin demokratik ndaj sistemit inteelgjent, amratimin, shkatërrimin e armatimit të papërdorshëm, çështjen e trajtimit të rezervës, të gjitha këto janë të përfshira në çështjen e Kosovës në planin 10 vjeçar të cilën e ka bërë ju e dini ne e ekmi themelu ushtrinë, ne e kemi bërë atë plan dhe janë në të …instrumenti i dytë quhet Plani Aksional i Veprimit ne kemi diskutu unë kam qenë prezent dhe po flas në betim e kemi diskutu këtë #ështje me nivelin me të lartë amerikan dhe kemi argumetnu se ky plan është instrumeti që duhet të merret dhe pastaj menjëherë pas trajtimit do të kemi mbështejte dhe kjo qeverisje nuk ka dashtë me marrë ketë proces. Janë ofru qeevria por nuk ka pasur asnjë veprim”., tha Tahiri.


Tahiri: Opozita do t’i fitojë zgjedhjet, Kurti do të bëjë ofertë për koalicion po kërkush nuk shkon me të

Besnik Tahiri nga AAK në emisionin “Click” në RTV21  tha se opozita do t’i fitojë zgjedhjet. Derisa për kryeministrin Kurti tha se e do pushtetin e do të lutet për koalicion me partitë tjera.

“Nesër kur si merr 40% krejtve ka me iu bo ofertë me hy në koalicon po nuk shkon kërkush me të, opozita i fiton zgjedhjet”, tha Tahiri.

Sipas tij AAK do ta ketë rezultatin më të mirë që ka pasur ndonjëherë.


Tahiri: Kurtit kur t’i ngushtohet fort kqyr gjon, kur është rahat ai nuk sheh

Besnik Tahiri nga AAK në emisionin “Click” në RTV21 foli për kërkesën e Vetëvendosjes për 500 mijë vota.

Ai tha se Vetëvendosje s’ka ku t’i merr 500 mijë vota.

“750 mijë dalin, d.m.th PDK. LDK. AAK me koalicionin e vet, partitë tjera të gjitha këto po i merrkan 250 mijë a, ka sap o i çkyjmë ne, d.m.th na po i marrim 15 mijë vota a, kjo është hajgare.”, tha Tahiri.

Ai u pyet edhe për aludimin e kryeministrit Kurti se AAK nuk do ta kalojë pragun.

“Zoti Kurti veç kur t’i ngushtohet fort kqyr gjon, kur është rahat ai nuk sheh , veç interesn e tij me qenë në kry edhe me mujt me iu shit këtij populli demagogji”, tha ai.


Bojkoti që VV u bëri debateve, Tahiri: Është frikë e dekodimit të mos-punës së tyre shumë vjeçare

Besnik Tahiri nga AAK në emsionin “Click” komentoi bojkotin që VV iu ka bërë paraqitjeve në debatet televizive gjatë fushatës zgjedhore.

Ai tha se kjo është strategji e VV-së për të mos u ballafaquar me të vërtetën.

“ Ikja e ballafaqimit me të vërtetën nënkupton ka një strategji për të mashtruar popullin e Kosovës edhe një herë për katër vite. Dhe si e bën këtë z. Kurti, ai e bën kështu duke synu ta fsheh mosdijen e tij dhe moskompentencën e kabinetit qeveritar, ai e përdor një instrument shumë të fortë dhe është oratoria, çka është oratoria , secili njeri që ka lexu gjatë jetës vet ai ne vokabularin e vet ka shumë fjalë dhe flet muzikë për qytetarin e painformum flet shumë përbajtje “, tha Tahiri, duke shtuar se Gjithçka që bën Kurti është simbolike.

“Ikja prej studiove televizive është ikja për t’u bellafaquar me të vërtetën dhe kur ti nuk don me u ballafaqu me të vërtetën synon që përmes mekanizmit tani më mirë të ndërtum në rrjetet sociale ta dërgon mesazhin që ai do ta ndërtojë… Është frikë e dekodimit të mospunës së tyre shumë vjeçare”, shtoi Tahiri./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button