Katër subjektet më të mëdha me nga 110 kandidatë – një parti ka vetëm një kandidat

Fushata parazgjedhore e subjekteve politike me përfshirjen e 1280 kandidatëve për deputetë për Kuvendin e Kosovës nisi më 11 janar dhe ajo do të zgjasë 30 ditë deri më 9 shkurt, në ditën e votimeve. Njëzet e shtatë subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, synojnë ulëset në Kuvendin e Kosovës, që numëron 120 vende, nga të cilat 20 janë të rezervuara për komunitetet pakicë jo shqiptare.
Katër subjektet më të mëdha politike në vend, Lëvizja vetvendosje, Partia Demokratike, Lidhja Demokratike dhe koalicioni AAK, Nisma, konservatorët dhe intelektualët janë të vetmet që kanë nga 110 kandidatë në listat e tyre zgjedhore, ndërkohë që një subjekt politik i pakicës turke ka vetëm një kandidat në listën tij.
Katër janë kandidatët për kryemistër të Kosovës nga të katër partitë më të mëdha ne vend.
Kryeminstri aktual, njëherit lider i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti, synon edhe një mandat të ri, pas atij prej katër vjetësh në detyrë. Bedri Hamza, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, aktualisht kryetar i Komunës së Mitrovicës. Lumir Abdixhiku, kryetar aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është kandidati I kësaj partie për kryeminstër. Koalicioni AAK, Nisma, konservatorët dhe intelektualët do të garojnë në zgjedhje me kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj, ish kryeministër Kosovës.
Fushata parazgjedhore do të zgjasë 30 ditë dhe ajo përfundon më 8 shkurt. Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, me ligjin e ri zgjedhor, heshtja zgjedhore nis në ditën e votimeve, nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 19, në mbyllje të vendvotimeve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërkohë, ka bërë të ditur se votimi përmes postës i mbi 84 mijë votuesve të regjistruar nga diaspora, nga rreth 105 votues të diasporës me të drejtë vote dhe të regjistruar, ka nisur më 9 Janar dhe do të zgjasë deri më 8 shkurt, një ditë përpara ditës së zgjedhjeve.
Mbi 2 milionë e 75 mijë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamnetare të 9 shkurtit, ka bërë të ditur Komissioni Qendror i Zgjedhjeve, një numër ky më i madh i votuesve në krahasim me vitin 2021, kur kishte mbi 1 milion e 850 mijë votues./21Media