Abdixhiku nga Kaçaniku: Nga këtu do të nis ringritja e madhe e LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot komunën e Kaçanikut.

Abdixhiku vlerësoi lartë rëndësinë historike të Kaçanikut në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

Ai u shpreh se Kaçaniku mbetet një simbol i vendimeve të mëdha që kanë përcaktuar të ardhmen e vendit.

“Jemi mbledhur sot në këtë qytet historik, në Kaçanik, në vendin ku burrat e mëdhenj shqiptarë, në kohë të vështira i dhanë këtij populli e këtij vendi një kthesë të madhe historike. Pra, ky vend ku është shkruar historia më rëndësishme e Kosovës, ku janë marrë vendime të rëndësishme për vetë ekzistencën e shtetit tonë, po, mbetet frymëzim dhe na jep forcë të gjithëve. Pasuria e kësaj toke, e kësaj historie, është pasuri e popullit tonë, dhe sot, ne, vazhdojmë të ndjekim rrugën e ndritur që ata e hapën për ne. Dhe ashtu siç u shënua hapi i parë institucional i procesit të gjatë për liri e pavarësi të Kosovës, këtu në Kaçanik, ashtu siç nisi kthesa për historinë e re të Kosovës këtu, ashtu do të nisë dhe ringritja e madhe e LDK-së.” – tha Abdixhiku.


Pas Kaçanikut Abdixhiku me tubim në Han të Elezit: Plot shpresë e vullnet

Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),  është shfaqur nga një tubim madhështor prej Hanit të Elezit, pas atij në Kaçanik.

Abdixhiku tha se në Han të Elezit u pritën me plot shpresë dhe vullnet.

“Ngrohtë dhe plot ngrohtësi ishte edhe në qytetin e vogël të Hanit të Elezit! Sërish, pas një kohe të gjatë, u pritëm me plot shpresë e vullnet! Hani i Elezit do të përfitojë nga gazifikimi i Kosovës, një projekt kyç ky i ‘Rrugës së Re’. Ky investim, i sjellë banorëve rë kësaj komune punë, mirëqenie e plot mundësi!”.

“LDK ka rigjetur bazën e vet në këtë qytet të vogël jugor. Dhe them sot me bindje të plotë, se ndryshimi i madh po vjen tashmë!”.

Back to top button