Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia me aksion të gjerë në disa rajone të vendit, cak strukturat paralele

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka nisur një aksion në disa lokacione nëpër rajonet e Kosovës. Cak raportohet se janë strukturat paralele që operojnë në territorin e Kosovës.

Ky aksion ka filluar që nga mëngjesi dhe po zhvillohet në rajonin e Prishtinës, Gjilanit, Gjakovës e Mitrovicës së Jugut.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Tutje Kelani thotë se pas përfundimit të këtij operacioni policor, do të bëhen të ditura informacionet shtesë.

“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë disa rajone të Kosovës, si DRP Prishtinë, DRP Gjilan, DRP Gjakovë dhe DRP Mitrovicë Jugu. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, bën të ditur Kelani. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button