Vihet nën kontroll zjarri në Suharekë

Zjarri në qendrën tregtare në Suharekë është nën kontroll, kështu ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Ju njoftojmë se zjarri në QT ETC,është nën kontrolll të plotë, Zjarrëfikësta janë në vend ngjarje ende,ata do të qëndrojnë në vendin ngjarjes, pasi që ka zjarre të vogla që po shperthejnë brenda Q.T ETC si dhe për shkak se në aferis gjendet Q.T Ben-CENTER dhe Restoranti GAMA. Po ashtu të gjitha njesite relevante policore janë në vendin e ngjarje dhe janë duk i nderrmarr të gjitha veprimet ligjore ne lidhje me këtë rast”, ka thënë Veseli.

Përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar./21Media

Zjarri në Suharekë shkakton dëme të mëdha materiale – Flet Policia për RTV21

Back to top button