“Kosova mezi pret të punojë me ju”, Osmani uron sekretarin amerikan të shtetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar sekretarin e ri amerikan të shtetit, Marco Rubio për marrjen e detyrës.

Ajo përmes një postimi në platformën X shkruan se Kosova mezi pret të punojë me të.

“Kosova mezi pret të punojë me ju për të forcuar aleancën tonë të qëndrueshme, për të promovuar vlerat tona të përbashkëta dhe për të adresuar sfidat e kohës sonë së bashku. Në emër të popullit të Kosovës ju uroj suksese në këtë rol të rëndësishëm”, shkruan ajo.

Marco Rubio në këtë pozitë pason Antony Blinkenin.

Back to top button