Ngjarjet e datës 22 janar

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)
Lansohet projekti “MusiKOS”, një projekt Franko-Gjerman me Amadeus. (Ambientet e Shkollës Amadeus, (Rr. Nazim Gafurri, Prishtinë, ora 16:30)
Zhvillohet një dialog i veçantë socio-kulturor që do të trajtojë temën “Ndikimi i A.I. në edukim”. (Qendra “Libart” në Prishtinë, ora 18: 00)
Hapet Muzeu i Fëmijëve të Luftës. Kjo nismë është e dedikuar për ruajtjen e kujtimeve të fëmijërisë gjatë Luftës në Kosovë dhe për të siguruar që përvojat personale të luftës të mos harrohen. Muzeu do të përfshijë gjësende personale, video-dëshmi dhe eksponate të kuruara që theksojnë përvojat e fëmijëve gjatë luftës së fundit në Kosovë. (Zyrat e YIHR KS, ora 18:00)