​Arsenali apelon kartonin e kuq të Lewis-Skelly

Arsenali ka paraqitur një apel për të anuluar kartonin e kuq të diskutueshëm të Myles Lewis-Skelly. Mbrojtësi u përjashtua me karton të kuq gjatë fitores 1-0 të skuadrës së tij kundër Wolves të shtunën.

Lewis-Skelly u përjashtua për shkak të kapjes së Matt Doherty të Wolves mbi kyçin e këmbës me një ndërhyrje të vonuar për të thyer një kundërsulm pak jashtë zonës së Wolves në minutën e 43-të.

Vendimi i gjyqtarit Michael Oliver u la në fuqi nga video ndihmës arbitri (VAR) Darren England, pwrcjellw KosovaPress.

Lewis-Skelly do të mungojë në tre ndeshjet e ardhshme të Arsenalit – një ndeshje në shtëpi në Premier League kundër Manchester City të dielën, ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Carabao Cup të javës së ardhshme në Newcastle dhe një ndeshje nw ligë kundër Leicester më 15 shkurt.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button