Abdixhiku ngushëllon familjet e tre fëmijëve që vdiqën tragjikisht në Gjakovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku u ka shprehur ngushëllime familjeve të tre fëmijëve që humbën jetën nga shembja e një shtëpie të pabanueshme në Jabllanicë të Pejës.

“Me rastin e ngjarjes tragjike në Jabllanovicë të Gjakovës, ku humbën jetën tre fëmijë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ju shpreh ngushëllime familjeve dhe qëndron me ta në këto momente të rënda”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e tre fëmijëve në tragjedinë në Jabllanicë të Gjakovës. Në emër të gjithë anëtarësisë së LDK-së, ju shpreh ngushëllimet e sinqerta familjeve, ndërsa në këto momente të vështira, qëndrojmë pranë tyre dhe lutemi që ta përballojnë këtë humbje të madhe. Po ashtu lus që të gjitha organet kompetente të zhvillojnë hetim të plotë dhe të shpejtë për të sqaruar rrethanat e kësaj tragjedie”, thotë Abdixhiku.

Tre fëmijë kanë vdekur në orët e vona të së shtunës në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, si pasojë e shembjes së një objekti të vjetër.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, objekti është shembur në rrethana të panjohura, ndërsa tre djemtë – dy 15 vjeç dhe tjetri 14 vjeç – kanë qenë brenda kur janë zënë nga pllaka.

Back to top button