Kaloni te përmbajtja kryesore

Zeqaj ”godet” Kusarin-Lilën: Kosova nuk është prona jote

(Lajm i përditësuar)

Zeqaj ”godet” Kusarin-Lilën: Kosova nuk është prona jote

Florent Zeqaj, në emisionin “Click” në RTV21, reagoi ashpër ndaj një deklarate të Mimoza Kusari-Lila të VV-së, lidhur me çështjen e gazit të lëngshëm, e cila ka thënë se “Skepticizmi ynë ka qenë te transportimi, gjegjësisht te gazi i cili duhet prapë të transportohet dhe të sillet te gazsjellësi”, tha Kusari Lila.

Duke komentuar qëndrimin e saj, Zeqaj tha se Kosova nuk duhet të refuzojë projekte që lidhen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vënë në pikëpyetje alternativat strategjike të vendit.

“A je në tokë të bukës mor vëlla, qysh mundesh me i thonë Bill Clintonit ‘jo’? Oj zonjë, s’ki me ia ndal gazin Amerikës, se nuk është Kosova jote. Kosova është e krejt neve. Nëse ia ndal gazin e lëngshëm Amerikës, me kënd je? Me Rusinë, me Greqinë apo me Kinën? Kujt do me ia dhënë gazin e lëngshëm?”, deklaroi Zeqaj.


“Populli po fle”, Zeqaj: Nuk guxojmë ta nxjerrim Amerikën nga shtëpia

Florent Zeqaj, në emisionin “Click” në RTV21, kritikoi kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe qasjen e tij në raport me partnerët ndërkombëtarë.

Sipas Zeqajt, Kurtit i konvenon të vazhdojë të qëndrojë në detyrë si ushtrues detyre, ndërsa ngriti shqetësime edhe për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kurtit i konvenon me nejt si ushtrues detyre, sepse nuk është i zoti vetë me i kry marrëveshjet të cilat i ka pranuar. Populli nuk po e din, populli po flen. Albin Kurti që dy vjet nuk ka komunikim zyrtar me administratën Trump. Albin Kurti është i izoluar nga dy shtete, Franca dhe Gjermania. Nuk guxojmë me e heq prej shtëpisë Amerikën; krejt të këqijat na kanë ardhur nga Evropa, ndërsa të mirat nga SHBA-ja”, tha Zeqaj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button