Kaloni te përmbajtja kryesore

Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të KiE-së do t’i monitorojë zgjedhjet në Kosovë

Një delegacion 18-anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i drejtuar nga austriakja Petra Bayr, do t’i vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë që do të mbahen më 9 shkurt.

Sipas njoftimit, delegacioni do të jetë në Kosovë nga 7 deri më 10 shkurt.

“Delegacioni do të takohet me liderë dhe përfaqësues të partive kryesore politike, me kryesuesin dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me kryevëzhguesin e misionit të BE-së për monitorim të zgjedhjeve, si dhe me Komisionin e Pavarur të Mediave, me përfaqësues të mediave e shoqërisë civile, përpara se të vëzhgojë votimin më 9 shkurt”, është njoftuar nga PACE.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button