Kaloni te përmbajtja kryesore

Rizvanolli: Kush ka thënë se kemi telashe me administratën Trump, Grenelli po ndërhyn në zgjedhje

Ministrja e Ekonomisë dhe kandidatja për deputete nga Vetëvendosje Artane Rizvanolli në emisionin “Click” në RTV21 ka komentuar deklaratat e Emisarit për misione speciale i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, i cili ditë më parë ka thënë se ”Mos u mashtroni nga Kurti kur thotë se është i afërt me SHBA-të”.

Rizvanolli tha se çdo deklaratë nga ai, sidomos nëse është bërë në cilësinë e një zyrtari të lartë të SHBA-së, është një shkelje etike.

‘’Kush ka thënë qe kemi telashe me administratën Trump, deklaratat e zotriut nuk do t’i diskutojë duke i marrë parasysh shumë faktor duke përfshirë edhe pozitën e tij që nuk e di nëse ka të bëjë diçka me Kosovën. Nëse ka folur si zyrtar i lartë i SHBA-ve është edhe mee quditshme sepse SHBA-të nuk ndërhyjnë në zgjedhjet e një shteti tjetër. Nëse e ka bërë këtë në cilësin e një zyrtari është një shkelje së paku etike, nuk është e jona për ta vlerësuar’’, tha Rizvanolli./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button