Kaloni te përmbajtja kryesore

PDK-ja gjobitet edhe me 16 mijë euro, AAK-ja me 2 mijë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka bërë të ditur se ka gjobitur Partinë Demokratike të Kosovës me 16 mijë euro për katër ankesa të cilat i ka parashtruar Lëvizja Vetëvendosje për shkelje të Kodit të Mirësjelljes.

Sipas njoftimit, në katër rastet, Vetëvendosje është ankuar për katër mbështetës të PDK-së se kanë përdorur gjuhë ofenduese, nxitëse dhe urrejtëse.

Po ashtu, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është dënuar me 2 mijë euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes. Ankesa ka shkuar sërish nga LVV-ja. Në ankesë thuhet se përfaqësues të AAK-së kanë vendosur flamurin e partisë në oborrin e shkollës fillore “Emin Duraku”, çka bie ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Me 1,500 euro është gjobitur edhe subjekti politik Koalicioni Vakat me ankesë të subjektit “Socialdemokratskan Unija” (SDU), për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në fushatë zgjedhore.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button