Kaloni te përmbajtja kryesore

​Shuhet zjarri shuhet në objektin në Prishtinë, rruga ‘Migjeni’ mbetet e mbyllur

(Lajm i përditësuar)

​Shuhet zjarri shuhet në objektin në Prishtinë, rruga ‘Migjeni’ mbetet e mbyllur

Policia e Kosovës ka mbyllur rrugën ‘Migjeni’, për shkak të zjarrit që kaploi kulmin e një objekti në këtë rrugë.

Fillimisht zjarri dukej në përmasa të vogla, më pas u zgjerua por zjarrfikësit kanë arritur ta vënë nën kontroll. Aktualisht zjarrfikësit vetëm po qëndrojnë aty, megjithatë rruga mbetet e mbyllur për automjetet.

Kështu raporton ekipi i KosovaPress, që është në vendin e ngjarjes. Aty kanë dal zjarrfikësit me katër automjete dhe policia e cila ka krijuar një perimetër të sigurisë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë KosovaPress-it, se sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën për një zjarr në një objekt në rrugën ‘Migjeni’ në Prishtinë.

Sipas saj, në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin.

Objekti në fjalë është në lagjen “Qafa”, konkretisht në objektin e Kino ABC.


Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në Prishtinës

Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja ABC në qendër të Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipet e zjarrfikësve dhe Policisë së Kosovës.

Portali rtv21.tv ka kontaktuar Policinë për të marrë informacione lidhur me këtë rast dhe do të ju mbajë të informuar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button