Në ditën e zgjedhjeve Orav i drejtohet popullit të Kosovës me mesazh

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, sot ka vizituar një qendër votimi në Vushtrri,
Më pas ai përmes rrjeteve sociale i është drejtuar popullit të Kosovës edhe me një mesazh.
“BE-ja ka vendosur Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së në Kosovë 2025 për të vëzhguar të gjitha aspektet e këtij procesi. Populli i Kosovës duhet të ushtrojë të drejtën e votës dhe të shprehë lirisht zgjedhjen e tij”, ka shkruar ambasadori Orav në X./21Media