Krasniqi: Evidentohen dy probleme tjera nga vëzhgimi gjatë procesit zgjedhor

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka treguar edhe dy probleme të cilat tha se janë evidentuar nga vëzhgimi gjatë procesit zgjedhor.
“1. Ndarja e votuesve në vendvotime sipas mbiemrit, kur mbiemrat me të njëjtën shkronjë janë shpërndarë në dy vendvotime të ndryshme, po shkakton pritje të panevojshme dhe po dekurajon votuesit që të presin përsëri në radhë.
- Përdorimi i telefonave nga votuesit për të parë listën e gjatë prej 10 emrash po shkakton reagime nga komisionerët, për shkak të dyshimeve për fotografim të fletëvotimit.”, tha ai./21Media
Krasniqi: Ngjyra shënjuese në gisht po fshihet lehtësisht, rritë rrezikun për votim të dyfishtë
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?