Lama: Hera e parë që konstatohet në mënyrë kaq të qartë ndërhyrja e Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë

(Lajm i përditësuar)
Lama: Hera e parë që konstatohet në mënyrë kaq të qartë ndërhyrja e Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë
Analistja politike Alma Lama në ”Click” të RTV21 tha se është hera e parë që në këto zgjedhje nga BE-ja konstatohet ndërhyrja e Serbisë.
”Eshte hera e parë që konstatohet në mënyrë kaq të qart ndërhyrja e Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë. Pasi që prej që është krijuar Lista Serbe në mënyrë të hapur është mbështetur nga partia në pushtet. Serbia ka ndërhyrë prej kur është formuar Lista Serbe”, tha Lama.
Lama: NATO me qeverinë e kaluar ka pasur disa përplasje në veri
Analistja politike, Alma Lama në ”Click” të RTV21 ka komentuar deklaratën e Sekretarit të përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, që tha se pret që pas zgjedhjeve në Kosovë, të ketë një Qeveri stabile dhe se NATO-ja do të punojë me këdo që do të udhëheqë me vendin.
Ajo tha se NATO pret një Qeveri më të përgjegjshme.
”NATO ka pasur në Kosovë me qeverinë e kaluar disa përplasje dhe tensione të vogla në veri. Përtje deklaratave publike ata presin një qeveri më të përgjegjshme”, tha Lama.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?