Kaloni te përmbajtja kryesore

Koalicionet për formimin e Qeverisë, Fetoshi: E kaluara tregon se pozitat e forta mund të shkrihen

(Lajm i përditësuar)

Koalicionet për formimin e Qeverisë, Fetoshi: E kaluara tregon se pozitat e forta mund të shkrihen

Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi, në ”Click” të RTV21 foli për situatën aktuale politike në Kosovë.

Sipas tij, ”E kaluara na ka tregu se kto pozicione të forta dinë edhe të shkrihen”, këtë Fetoshi e tha duke folur për disa koalicione të mundshme për formimin e Qeverisë.

Fetoshi tutje ka shtuar se janë dy mundësi të rëndësishme për situatën politike aktuale.

E para sipas tij, është një qeveri e mundshme që mund të formohet me 62 vota, por që do të ishte e paqëndrueshme, duke sugjeruar se kjo mund të çojë në një qeveri të dobët. E dyta është mundësia e një qeverie stabile, të cilën e ka përmendur sekretari i përgjithshëm i NATO-së, duke u fokusuar te roli i stabilitetit në sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

”Jemi përball dy situatave, e para përpjekja jo shumë politike për sigurimin e 62 numrave për tu bërë qeveria e që do t’i binte që do të jetë qeveri jo stabile, dhe një qeveri stabile për të cilën foli sekretari i përgjithshëm i NATO-së”, tha Fetoshi.


Fetoshi: Situata me rezultatet është e ndërlikuar

Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi, në Click në RTV21 në lidhje me procesin zgjedhor në Kosovë ai thotë se sekretari i përgjithshëm i NATO-së ka deklaruar se Kosova duhet të përmbyllë sa më parë procesin e zgjedhjeve.

“Kosova ta përmbyllë sa më parë që është e mundshme procesin e zgjedhjeve në formimin e institucioneve të reja përshkak të shumë sfidave me të cilat përballet ajo përshkak të situatës së brishtë të sigurisë që e karakterizon vendin tonë përshkak të qasjes agresive të vazhdueshme nga ana e Serbisë që kërkon nga pikëpamja ndërkombëtare adresimin me urgjencë rikthimin në tavonin e dialogut me qëllim që t’i jepet shancë normalizimit të raporteve dhe kjo mund të lexohet nga adresimi i sotëm i sekretarit të përgjithshëm të NATO-së ashtu siq besojë që në të njëjtën mënyrë është edhe reagimi i BE-së. Situata me rezultatet normalisht është më e ndërlikuar gjithmonë duke pasur parasysh edhe kontekstin politik në vendin tonë dhë marrëdhëniet në këtë process zgjedhor”, tha Fetoshi. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button