Kasapolli: Do të kemi një qeveri teknike për një periudhë 1 vjeçare

Analisti, Gëzim Kasapolli, në Click në RTV21, në lidhje me formimin e qeverisë ka parashikuar se do të jetë një qeveri teknike një vje1 vjeçareare deri në zgjedhjet e presidentit apo presidentes.
Sipas tij kryetari i LDK-së ka pretenduar se do të jetë konkurrent me LVV-në, e sipas tij po cilësohet si dështim i kësaj partie.
“Në këtë ditë të sodit është vështirë të dihet se qka është sukses dhe qka është dështim. Në qoftë se z.Abdixhiku ka pretenduar se do të jetë konkurrent më LVV-në aty aty kjo është dështim dhe kjo do të shihet si dështim i LDK-së. Unë po vlersojë se më parë do të kemi një qeveri teknike për një periudhë 1 vjeqare deri në zgjedhjet e presidentit apo presidentes sesa që të kemi një kualicion i cili do të jetë i qëndrueshëm në kuptim afatgjatë”, tha Kasapolli. /21Media
Kasapolli: 50 deputetët e VV-së nuk garantojnë formimin e qeverisë pa Listën Serbe
Analisti, Gëzim Kasapolli, në Click në RTV21, në lidhje me formimin e qeverisë ka thënë se opsioni i 50 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nuk garanton formim të qeverisë pa Listën Serbe.
“Opsioni i 50 deputetëve të LVV-së nuk garantojnë formimin e qeverisë pa Listën Serbe përshkak se edhe kompleksiteti i votave të pakicave ku ka një ndarje të votave dhe ka një përplasje në mes të partive boshnjake dhe partive të ashkalive”, tha Kasapolli. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?