Kaloni te përmbajtja kryesore

Çka nuk arriti ta bindë opozita votuesin?

Partitë opozitare zgjodhën të qëndrojnë të heshtura karshi pyetjeve se përse nuk arritën ta bindin votuesin në zgjedhjet e 9 shkurtit pavarësisht deklarimeve se kishin programet me të mira nga njëra-tjetra e sidomos nga Lëvizja Vetëvendosje e cila edhe në këto zgjedhje mori shumicën e votave të qytetarëve.

Për ish-diplomatin, Gëzim Kasapolli, tha për RTV21 se partitë opozitare nuk arritën të bindin votuesit për shkak se, siç thotë, përpjekja e tyre ishte e vonshme.

Sipas tij, rezultati i këtyre zgjedhjeve duhet te jete një moment zgjimi për opozitën.

“Opozita ka pasur program  problemi i  vetëm është se vonë i ka dalë gjumi, vonë kanë filluar me agjendën e tyre vonë kanë nisur t’i qasen popullatës për shkak se nëse tri vjet je ne heshtje ne vitin e fundit është shumë problem  që njerëzit të informohen ….ska qenë luftë programesh por humbje kohe nga partitë opozitare dhe mos aftësia e  tyre qe të arrijnë deri tek votuesit. Fatkeqësisht qeveria ndonëse ka pasur skandale të llojeve të ndryshme….opozita s’ka qenë në gjendje që këto t’i kapitaluzojë nganjëherë e kam përshtypjen që ka menduar se analistët në studio televizive do ta kryejnë punën për ta”, tha Kasapolli.

Sipas rezultateve të deritashme të KQZ-së, tri partitë opozitare PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja qëndrojnë prapa Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas njohësit të vetëqeverisjes lokale, Valmir Ilazi, ky rezultat tregon se partitë opozitare nuk arritën tek qytetarët pasi, siç thekson, premtimet e tyre  nuk ishin të bindese.

“Kemi pare një rënie të votave të partive ne këtë rast disa kane qenë në ngritje por opozita nuk ka arritur kryesisht t’i bindë qytetarët s’ka arritur të merret me problemet e tyre të vazhdueshme sociale ekonomike por jo ka shkruar kryesisht nga premtimet tradicionale  nuk mundesh si një opozitë të dalësh me  premtime të njëjta dhe lider të njëjtë kjo ka qenë pasojë e mos marrjes direkt me problemet e qytetarëve…”, Ilazi.

Gjatë gjithë fushatës zgjedhore partitë opozitare kanë shprehur optimizëm për fitoren e tyre duke thënë se vendi ka nevojë për ndryshim të qeverisjes së deritashme e cila, sipas tyre, nuk i ka sjellë të mira vendit./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button