Kaloni te përmbajtja kryesore

Kush dhe kur do të formohet Qeveria e re?!

Në situanë në të cilën ndodhet kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në kuptimin e formimit të Qeverisë së re, ka dhënë sinjale se pas rezultateve përfundimtare të numërimit të të gjitha votave dhe certifikimit të tyre, do të fillojë me procedurat për këtë.

“Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të certifikohen rezultatet”. Deri atëherë, do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë që na e keni besuar”, tha Kurti.

Por, situata në terren nxjerr në pah vështirësitë për formimin e Qeverisë së re për shkak se Vetëvendosja e Kurtit, e cila ka fituar rreth 40 % të votave prapëseprapë e ka të pamundur që e vetme të formojë Qeverinë. Marrë parasysh qëndrimet e subjekteve opozitare ndaj Kurtit, analisti politik, Lutfi Bilalli për RTV21 thotë se situata për formimin e Qeverisë është në një pat pozicion.

‘’Rezultatet tregojnë se jemi në një pat pozicion. Mendoj se edhe votat e diasporës nuk mund ta ndryshoj partinë e parë, mund ta rris një dy deputet, por kalkulimet mund të jenë 50 50 është problematike të gjenden numrat për formimin e Qeverisë që nevojiten 61 vota. Ka dy skenarë: VV-ja nuk mund të ketë Qeveri stabile. Zgjidhja më e mirë është që te krijojë një koalicion me partinë opozitare”, tha Bilalli.

Hulumtuesi ligjor në Iinstitutin e Kosovës për Drejtësi, Melos Kolshi, duke vënë në pah problemet e shfaqura me numërimin e votave nga KQZ-ja dhe vonesën e publikimit të rezultateve përfundimtare, thotë se do të ketë zvarritje edhe në formimin e Kuvendit dhe të Qeverisë.

‘’Kryetarin e Kuvendin mund ta propozoj partia fituese e zgjedhjeve për arsye se Kuvendi konsiderohet si tempull që zgjidhet nga qytetarët”, tha Kolshi.

Por, hulumtuesi në IDK vlerëson se problemet politike nisin me formimin e Qeverisë së re.

‘’Rezultatet aktuale dihen qartë se një parti nuk mund ta formojë Qeverinë e vetme. Patjetër duhet të kemi një koalicion pas zgjedhor në bazë të afateve kushtetuese. Mandatari i parë i takon partisë më të madhe e dal nga zgjedhje. Partia i ka afatet për ta propozuar mandarin tek presidentja. Nëse nuk arrin që partia më e madhe ta merr besimin e Kuvendit, atëherë presidenti i ka në diskrecion që presidenti të vendos se kush e ka shumicën”, tha Kolshi.

Analisti politik, Lutfi Bilalli, vlerëson se Kosova ka nevojë për një Qeveri të fuqishme sepse, siç thotë, me 61 vota nuk krijohet stabilitet institucinal. Sipas tij, rezultatet e zgjedhjeve, janë më afër është një krizë politike sesa formimit të Qeverisë së re.

‘’Edhe zgjedhja e presidentit pas një viti shkakton automatikisht zgjedhje të reja sepse asnjë kamp nuk i ka votat e nevojshëm për zgjidhjen e presidentit”, tha Bilalli./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button