Ahmeti për 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova s’ka alternativë veçse të ecë përpara

Kreu i Bashkimit Demokratike për Integrim, Ali Ahmeti, e ka uruar përvjetorin e 17-të të Pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast, Ahmeti kujtoi sakrificën e veprimtarëve deri në shtet ndërtim.

“Pavarësia e Kosovës është simbol i sakrificës, guximit dhe qëndresës së popullit shqiptar, i cili, me përpjekjet ndër breza, me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me jetët e mijëra dëshmorëve dhe martirëve, arriti të realizojë ëndrrën e tij për liri dhe pavarësi. Ky proces i lavdishëm ka qenë i mundur gjithashtu falë mbështetjes së palodhur të aleatëve tanë ndërkombëtarë, veçanërisht NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkroi Ahmeti.

Ish-anëtari i shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, theksoi se mirënjohja ndaj aleatëve konkretizohet në bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe Bashkimin Europian, për përballimin e sfidave të zhvillimit dhe për avancimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

“Kosova, pa dyshim, nuk ka alternativë tjetër, përveçse të ecë përpara në forcimin e shtetit të saj, duke siguruar avancimin e shtetit ligjor dhe të drejtat e njeriut”, shtoi ai.

Back to top button