Kaloni te përmbajtja kryesore

Misioni i SHBA- së në NATO: Vazhdon përpjekja e ushtarëve tanë për një mjedis të sigurt në Kosovë

Misioni i SHBA-së në NATO  përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se  Kosova  në këtë javë shënon 17 vjetorin e deklarimit të pavarësisë së Kosovës, një testament për qëndrueshmërinë dhe përkushtimin e popullit të Kosovës.

Në shkrim thuhet se puna e forcave amerikane dhe ushtrive tjera aleate për një Kosovë të sigurt vazhdon.

“ Ne gjithashtu shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për ushtarët e SHBA dhe forcat aleate për punën e tyre të paçmuar përmes misionit të KFOR-it, një operacion për mbështetjen e paqes i nisur në vitin 1999. Përpjekjet e tyre vazhdojnë për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në postim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button