Kaloni te përmbajtja kryesore

Radoniqi takohet me ambasadorin britanik, flasin për numërimin e votave për deputetë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, sot është takuar me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin.

KQZ ka njoftuar se Radoniqi njoftoi ambasadorin se në Qendrat Komunale të Numërimit është duke bërë numërimin e votave të kandidatëve për deputetë dhe se në pjesën më të madhe të komunave ky proces ka përfunduar.

“Gjithashtu, Radoniqi e informoi ambasadorin britanik edhe për proceset tjera që po kryhen nga KQZ siç është vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht votimi përmes postës. Nga ana e tij, ambasadori Hargreaves përgëzoi KQZ-në për procesin e suksesshëm dhe të qetë të 9 shkurtit si dhe vlerësoi përpjekjet e KQZ-së që procesi në vazhdim të realizohet sa më shpejt dhe me transparencë”, thuhet në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button