Kaloni te përmbajtja kryesore

Canaj: Kurti s’mund t’i rindërtojë urat e besimit, Bashkësia Ndërkombëtare beson te opozita

(Lajm i përditësuar)


Canaj: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë të ndikuara nga Qeveria aktuale

Ish- diplomati Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 tha see marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë të prishura krejtësisht, por ato janë të ndikuara nga pozita e Qeverisë aktuale dhe asaj në ikje.

Ai thekson se qeveria aktuale ka kuptuar pozicionin e SHBA-së, duke e ditur se Amerika nuk do të heqë dorë lehtësisht nga Kosova, dhe për këtë arsye janë sjellë në atë mënyrë.

”Marrdhëniet e SHBA-ve me Kosovën nuk i shohë totalisht të prishura, marrdhëniet e SHBA-së me Kosovën janë të ftohura me Qeverinë aktuale apo qeverinë në shkuarje. Qeveria aktuale duke e diutur pozicionimin  eSHBA-së se ato nuk heqin dorë lehtë nga Kosova për atë janë sjellë ashtu”, tha Canaj.


Canaj: Kurti s’mund t’i rindërtojë urat e besimit, Bashkësia Ndërkombëtare beson te opozita

Ish- diplomati Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 duke folur për situatën e Kosovën sa i përket raporteve me aleatët tha se tani është koha për t’i rindërtuar urat e besimit.

”Partitë opozitare ende i ruajnë ato kontaktet dhe si duket nga Bashkësia Ndërkombëtare shumë akterë politik shihen si partnerë më të besueshëm. Unë mendoj që tani jemi në një periudhë ku duhet t’i rindertojmë ato ura të besimit, të cilat nuk e besoj që Albin Kurti do të arrijë t’i rindërtoj”, tha Canaj.


Canaj: Duhet të kemi qeveri kompetente, një qeverisje të opozitës

Ish- diplomati Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka thënë se Kosova duhet të ketë një qeveri kompetente që duhet të dijë t’i lexojë situatat e caktuara, teksa u shpreh se shpreson që do të ketë një koalicion mes opozitës.

”Duhet të kemi një qeveri kompetente e cila dinë t’i lexoj situatat dhe ka aftësin që edhe të veproj në situata të caktuara konfrom realitetit të krijuara, gjithmonë duke pasur parasysh rreshtimin e duhur”, tha Canaj.

Duke folur për këtë Canaj tha se sipas mendimit të tij, ai sheh ”Një qeverisje të opozitës”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button