Kryeziu: Asnjë parti politike nuk ka fituar

(Lajm i përditësuar)
Kryeziu: Asnjë parti politike nuk ka fituar
Ish-gjykatës i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në Click në RTV21 ka thënë se asnjë parti politike nuk ka fituar.
Sipas tij të gjitha partitë duhet t’i lënë anash gjërat personale dhe partiake për ngritjen e interesit kombëtarë dhe shtetërorë.
“Sipas mendimit tim asnjë parti nuk ka fituar dhe populli jonë është shumë intelegjentë e ka vizatuar si me qenë artitekt. Arsyeja është se mi thënë secilit të parit dhe të dytit, tretit ju duhet të bashkëpunoni për qështje kombëtare. Duhet mi lënë gjërat personale, partiake anash dhe me ngritë nivelin e interesit kombëtarë dhe shtetërorë”, tha Kryeziu. /21Media
Kryeziu për VV: Ka dalur e para, por nuk do të fitojë
Ish-gjykatës i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në Click në RTV21 në lidhje me zgedhjet në Kosovë ka thënë se 41% i LVV-së nuk do të jetë fitore edhe pse sipas tij ka dalur e para.
Ndërkaq sa i përket ndryshime të pritura nga qytetarët, ai thotë se ndryshimet nuk janë vetëm të mira.
“Sa i përket qeverisë sonë, ne si popull kemi dashtur ndryshime, por ndryshimet nuk janë gjithmonë të mira janë edhe të këqia. Koncepti i Albinit ka qenë me qenë sa më sovranist dhe bashkëpunimi e ka konsideruar si nënshtrim se sa servilizëm, i cili është gabim total. 41 % ka dalur i pari por me fitu jo”, potencon Kryeziu. /21Media
Kryeziu: Serbia duhet të falënderojë NATO-në që nuk ka qenë në pushtet republikanët
Ish-gjykatës i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në Click në RTV21, për intervenimin e NATO-së në Kosovë ka thënë se ky intervenim ka qenë me karakter humanitar dhe ushtarak.
Kryeziu thekson se Serbia duhet të falënderojë NATO-në që nuk kanë qenë në pushtet republikanët, sepse sipas tij ata janë të ashpër.
“Intervenimi i NATO-së në Kosovë ka qenë intervenim humanitar ushtarak, këtu duhet me falënderu Serbia që nuk kanë qenë në pushtet republikanët sepse ata nuk intervenojnë në aspekt humanitarë ata janë të ashpër. Ata ndoshta Beogradin e kishin bë rrafsh, jam i sigurtë”, tha Kryeziu. /21Media
Kryeziu: Amerikanët do të jenë në Kosovë, përshkak të situatës me Serbinë
Ish-gjykatës i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në Click në RTV21 në lidhje me raportimin e mediumit gjerman për largimin e trupave amerikanë nga Kosova ai ka thënë se Kosova është vend specifik dhe nuk është pjesë e NATO-së.
Sipas Kryeziut amerikanët do të jenë udhëheqës në Kosovë gjatë këtij misioni për shkak të situatës së Kosovës me Serbinë.
“Ne jemi vend specifik, NATO tek ne është mision, ne nuk jemi në NATO. Tërheqjen e trupave të NATO-së nga shtetet të cilat ka kërkuar në njëfarë mënyre amerikanët. Kjo tërheqje me forca të misionit, ne kemi pasur dy misione në Kosovë, misionin civil dhe misionin ushtarak. Nëse futemi në NATO, ushtria e Kosovës do të ketë specifik për qështje të tërmeteve, të ujërave. Por Trump sa unë e kam kuptuar ka kërkuar që të investojnë. Këtu ka kërkuar një balanc financiar, përndryshe nuk ka të bëjë me ne për tërheqjen e forcave. Ka të bëjë me shtetet e NATO-së. Amerikanët do të jenë udhëheqës të Kosovës gjatë këtij misioni në vazhdimësi përshkak të raporteve armiqsore me Serbinë, deri në momentin kur e kryejm atë marrëveshje e përgjithshme të cilën po presim atëherë është ndryshe. Amerikanët nuk kanë qenë me dështu se kanë fuqi kështu që Kosova shkon përpara”, tha Kryeziu. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?