Numërohen mbi 92% e votave për kandidatët për deputetë

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë është drejt përfundimit.
Sipas të dhënave të Qendrave Komunale të Numërimit, deri më 19 shkurt janë numëruar 92.73 për qind e vendvotimeve, që përfshin 2.349 nga gjithsej 2.533 vendvotime.
”Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 19 shkurt 2025 janë numëruar 92.73% e vendvotimeve apo 2,349 nga 2,533”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Procesi i numërimit ka përfunduar në 31 komuna, ndërkaq është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në 7 komunat tjera: Leposaviq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Zveçan./21Media