Këta janë kandidatët e Vetëvendosjes që morën më së shumti vota

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka marrë më së shumti vota, sipas rezultateve të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga mbi 90 për qind të vendvotimeve.

259,532 vota i ka marrë Kurti. Pas tij, i dyti si më i votuari nga lista e LVV-së ka dalë Glauk Konjufca me 199,136 vota, ndërsa i treti si më i votuari është Faton Peci me 96,849 vota.

Pas tyre në dhjetëshen më të votuar hyjnë: Hekuran Murati me 94,531; Albulena Haxhiu 89,601; Xhelal Sveçla 85,632; Donika Gërvalla 79,691; Avni Dehari 68,735; Mimoza Kusari 61,945; Arben Vitia 48,760.

Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, pa numëruar votat e diasporës e ato me kusht, LVV-ja do të ketë 47 deputetë.

Rezultatet e plota shihni KËTU

Back to top button