Këta janë kandidatët më të votuar të PDK-së

Bazuar në rezultatet e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga mbi 90 për qind të vendvotimeve, kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza ka marrur më së shumti vota, ose 150 mijë e 294 vota.
Pas tij renditet nënkryetarja Vlora Çitaku e cila ka marrë 34 mijë e 805 vota.
Sala Jashari ka marrë 32 mijë e 52 vota, Enver Hoxhaj, 28 mijë e 497, Perparim Gruda 27 mijë e 4 vota e Jakup Nura 26 mijë e 635.
Deputetja e legjislaturës së kaluar ka marrë Ganimete Musliu ka marrë 26 mijë 293.
Pas saj renditen kandidatët Rrahman Rama i cili ka marrë 25 mijë e 532 vota, Nait Hasani që ka marrë 24 mijë e 162, Mërgim Lushtaku 23 mijë e 795, Elmi Reçica 23 mijë e 163 dhe Ferat Shala që ka marrë 22 mijë e 984 vota.
Rezultatet e plota nga KQZ i shihni KËTU
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?