Haxhiu iu përgjigjet kritikave të SHBA-së dhe BE-së: Veprimet në veri nuk janë kundër partnerëve

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulen Haxhium i është përgjigjur kritikave të SHBA-së dhe BE-së të cilët kanë paralajmëruar pasoja për Kosovën për veprimet e pakoordinuara të Qeverisë sa i përket mbylljes së Qendrave serbe për Punë Sociale në të cilat dyshohet se kanë funksionuar strukturat paralele serbe.

Ministrja Haxhiu ka thënë se institucionet e drejtësisë kanë vepruar komforë ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës dhe vendimet e tilla, sipas saj, nuk janë kundër partnerëve të Kosovës.

‘’Veprimet apo vendimet e institucioneve të sigurisë nuk janë kundër partnerëve tanë apo kundër qytetarëve kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës. Përkundrazi, këto Qendra janë mbyllur nga Policia e Kosovës sepse dyshohet se nëpërmes tyre është ndërhyrë apo është bërë presion për zgjedhjet e 9 shkurtit duke kushtëzuar votën e qytetarëve të komunitetit serb. Vet shefja e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë ka deklaruar se Serbia ka ndërhyrë në procesin zgjedhor. Këto qendra dyshohet se kanë qenë instrumenti i ndërhyrjes, prandaj edhe ka pasur reagim ligjor dhe të duhur institucional. Ne kemi përgjegjësi ndaj ligjit. Kemi përgjegjësi ndaj Kushtetutës së Kosovës dhe qytetarëve që të sigurojmë integritetin e procesit zgjedhor dhe të sigurohemi se vota e secilit është lirë dhe gara zgjedhore është fer”./21Media

Back to top button