120 euro në vit për person – Prishtina cakton çmimin e biletës vjetore të udhëtimit për korporatat dhe ndërmarrjet lokale

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka miratuar vendimin për caktimin e çmimit preferencial të biletës vjetore të udhëtimit për koorporatat dhe institucionet me mbi 50 punonjës dhe të gjitha ndërmarrjet publike lokale të kryeqytetit.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga komuna ku thuhet se çmimi preferencial është 120 euro për person.
Përdorimi i kësaj bilete është i pakufizuar në të gjitha linjat urbane dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë.
“Ky vendim ka për qëllim të lehtësojë qasjen në transportin publik dhe të përmirësojë lëvizshmërinë në Kryeqytet”, thuhet në njoftim. /21Media