Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të mërkurën në rrugën Leposaviq-Jarinjë, përkatësisht në fshatin Kamen të Leposaviqit.
Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, ka konfirmuar se të lënduarit – pesë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetase e Kosovës – janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
“Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime kanë pësuar gjashtë persona: pesë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetase e Kosovës. Të gjithë personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal Mitrovicë dhe të njëjtit janë duke pranuar trajtim mjekësor”, ka thënë ai.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?