Vdiq një person si pasojë e zjarrit në një fushë

Të shtunën në fshatin Prapashticë të Komunës së Prishtinës, si pasojë e një zjarri dyshohet se në një fushë një person ka humbur ndjenjat dhe pas ekzaminimit nga ekipet mjekësore është konstatuar që viktima është pa shenja jete.
Kështu ka njoftuar policia në raportin 24 orësh duke thënë se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i dorëzohet mjekësisë ligjore për obduksion.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?