Admirali Dragone: KFOR-i vazhdon ta ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë që nga viti 1999

Kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s (CMC) Admirali Giuseppe Cavo Dragon ka qëndruar dje në Kosovë bashkë me delegacionin e udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Përmes një postimi në platformën X tha se e kanë lavdëruar përkushtimin e palëkundur të të gjithë personelit të KFOR-it, të cilët  vazhdojnë ta ruajnë paqen dhe stabilitetin në Kosovë që nga viti 1999.

“Nën udhëheqësinë aktuale të Enrico Barduaniit, KFOR-i garanton ambient të sigurt, duke nxitur një Kosovë multietnike dhe demokratike”, shkroi Dragon.

Back to top button