Sa mikrobe ka në telefonat tanë celularë?

Arsyeja kryesore për këtë ndotje është se telefonat celularë janë gjithmonë me ne – në xhep, çantë, tavolinë apo madje edhe në tualet.
Gjatë përdorimit, ne prekemi nga sipërfaqe të ndryshme dhe pastaj kapim telefonin, duke transferuar papastërtitë dhe mikrobet nga duart tona në ekran dhe butona. Nga bakteret e zakonshme si E. coli e deri te stafilokokët, telefonat mund të jenë strehë për mikrobe të ndryshme që mund të shkaktojnë sëmundje.
Një tjetër faktor është ngrohja e telefonit, që krijon një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e baktereve.
Për më tepër, për shumë njerëz, telefonat nuk pastrohen rregullisht, duke lejuar grumbullimin e mikroorganizmave në sipërfaqet e tij.
Ekspertët sugjerojnë që pastrimi i rregullt i telefonave me produkte të përshtatshme dezinfektuese dhe larja e duarve para përdorimit të tyre mund të ndihmojnë në uljen e përhapjes së mikrobeve. Në fund të fundit, duke marrë parasysh se sa shpesh i përdorim, është e rëndësishme të kujdesemi për higjienën e telefonave tanë, për të mbrojtur shëndetin tonë.