Kaloni te përmbajtja kryesore

Bexheti – Demajt: Ishalla Zoti e qet në selamet Kosovën

(Lajm i përditësuar)


Bexheti – Demajt: Ishalla Zoti e qet në selamet Kosovën

Nuri Bexheti, në emisionin “Click” në RTV21, tha se Albin Kurti nuk don të ndaj pushtet.

Bexheti iu drejtua Emanuel Demajt me këto fjalë ”ishalla zoti e qet në selamet Kosovën”, lidhur me situatën politike aktuale në vend.

”Ai nuk don të ndaj pushtet, ai don të shkatërroj partitë e vjetra, Ramushin don të lë jashtë pragut, komunitetin serbë don të diskriminoj, krejt dhe drejt me komisarët e vetë dhe të Shqipërisë, me diasporën që e don Kosovën po edhe e mbështet Kurtin, ishalla zoti e qet në selamet Kosovën dhe shihemi në këtë studio, e të tregoj unë se ka do të marrë kahje Kosova dhe të shohin a ke të drejt ti a unë kam të drejt në këtë parashikim”, tha ai./RTV21/21Media


Bexheti: Kurti ka objektiv t’i dërmojë partitë e vjetra shtetndërtuese

Nuri Bexheti, në emisionin “Click” në RTV21, vlerësoi se Albin Kurti e ka objektiv të dërmojë subjektet e vjetra shtetndërtuese.

Bexheti deklaroi se Lidhja Demokratike e Kosovës ndodhet në periudhën më të vështirë të historisë së saj politike.

”LDK është në momentin më të keq, historik të saj. S’ka qenë as para 5 viteve më keq, ky është një realitet. Hiq më mirë nuk është as PDK, duke pasur këtë informacion që ne po shpalosim, Kurti e ka poashtu këtë informacion më shumë se ne, i bën këto lojëra dhe ai e ka për objektiv t’i dërmojë subjektet e vjetra shtet ndërtuese të Kosovës”, tha ai./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button