Krasniqi: Haxhi Thaçi ishte shtyllë e fortë e vlerave atdhetare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish presidentit Hashim Thaçi.
“Sot, pas një beteje të gjatë me sëmundjen, nuk u shua vetëm një njeri, por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, një burrë që me përkushtimin dhe edukatën e tij ndihmoi në lindjen e një epoke të re për kombin tonë. Ngushëllimet më të sinqerta Presidentit Thaçi, familjes Thaçi dhe mbarë kombit shqiptar. Haxhi Thaçi ishte më shumë se një prind – ai ishte një shtyllë e fortë e vlerave atdhetare, një njeri i urtë dhe fisnik, i cili la pas një trashëgimi të pavdekshme në historinë tonë. U prehtë në paqe!”, ka shkruar kreu i PDK-së në faqen e tij në Facebook.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?