Astronautët kthehen në Tokë pas nëntë muajsh në hapësirë

Dy astronautë të NASA-s, Butch Wilmore dhe Suni Williams, kanë përfunduar misionin e tyre të gjatë prej më shumë se nëntë muajsh në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).
Pas një udhëtimi 17-orësh, ata pritet të zbarkojnë pranë brigjeve të Floridës.
Fillimisht, astronautët ishin nisur drejt ISS-së më 5 qershor për të testuar anijen hapësinore të Boeing, Starliner.
Edhe pse kjo anije u përball me probleme serioze teknike, Wilmore dhe Williams qëndruan në stacion për të përfunduar eksperimente shkencore, ecje hapësinore dhe për të ndihmuar në riparimin e pajisjeve.
Rikthimi i tyre është shtyrë disa herë për shkak të sfidave me raketat dhe kushteve teknike.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?