Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti takon Guerotin, flasin për zgjedhjet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës takoi Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Zyra e Kryeministrit njofon se ata diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë procesin zgjedhor të 9 shkurtit, për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Francë, mundësitë për thellimin e mëtejmë të tyre në fushën diplomatike, ekonomike e kulturore, dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve qeveritare dhe ambasadës franceze në Kosovë.

Bëhet e ditur se kryeministri falënderoi ambasadorin Guérot për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës dhe angazhimin e ambasadës franceze në Kosovë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button