Mbi 2600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës, përmes raportit të përditshëm ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2 mijë e 613 gjoba trafiku.

Në raport shtohet edhe se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 38 aksidente me dëme materiale, dhe 25 me të lënduar.

Aty shtohet edhe se janë arrestuar 24 persona, nga të cilët 11 janë në mbajtje.

Back to top button