Komuna po bën largimin e qenve endacak nga kryeqyteti, veç dje u hoqën 27 prej tyre

Komuna e Prishtinës ka filluar largimin e qenve endacak nga kryeqyteti, ku vetëm ditën e djeshme u hoqën 27 prej tyre në Zonën 1, shkruan.
Në një njoftim të bërë Komuna thotë se ata janë transportuar në Strehimorin e Kryeqytetit për trajtim dhe strehim.
Kapja e qenve endacak në “Zonën 1”. Janë kapur gjithsej 27 qen endacakë, të cilët u transportuan në Strehimoren e Kryeqytetit për trajtim dhe strehim. Statistikat Kryesore: Numri total i qenve të kapur: 27. Ndarja sipas zonave: Parku i qytetit: 1. Xhamia e Llapit: 4. Emshir: 4. Ulpiana: 3. Zonat afër sheshit: 4. Sheshi: 1. Katedralja: 1. Biblioteka: 1. Lagjia e Spitalit: 2. Shkolla Fillore “Hilmi Rakovica”: 6. Vazhdon përkushtimi për një qytet më të sigurt dhe një menaxhim të përgjegjshëm të qenve endacakë!”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.