Kaloni te përmbajtja kryesore

Sa ditë do të qëndrojë Thaçi në Kosovë?

Ish-presidentit Hashim Thaçit sot i është lejuar një vizitë në Kosovë nga Dhomat e Specializuara.

Thaçi vizitoi varrin e babait të tij, në fshatin Burojë të Skenderajt.

Nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u soll nga Haga në Kosovë pesë ditë pas vdekjes së babait të vet, Haxhi Thaçit, dhe tri ditë pas varrimit.

Ende nuk dihet se sa ditë Thaçi do të qëndrojë në Kosovë, lidhur me këtë Gjykata Speciale për portalin rtv21.tv ka thënë se ”Ne nuk japim hollësi lidhur me çështjet operative”.

Gjatë qëndrimit të tij, Thaçi do të jetë i akomoduar në selinë e Eulex-it në Prishtinë, ku do të ketë mundësinë të takohet me familjarët./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button