Ministria e Jashtme e Kenias argumenton njohjen e Pavarësisë së Kosovës: Në Interes të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare

Pas 17 vjetësh Pavarësi, Kenia ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, duke u bërë shteti i 118 që i jep njohjen.

Njohja nga shteti afrikan erdhi, pas katër vitesh mungesë njohjeve për Kosovën, që kur Izraeli e njohu vendin si rezultat i Marrëveshjes së Washingtonit.

Në një postim në Ministrisë së Jashtme të Kenias thuhet se ky shtet ia dorëzoi njohjen ish-presidentit Behgjet Pacolli, si i dërguar i presidentes aktuale Vjosa Osmani.

“Keni e ka njohur shtetin e Kosovës. Kosova e deklaroi pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008 dhe mori miratimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GND) në vitin 2010. Kenia e ka njohur Kosovën në interes të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, integritetit territorial dhe për forcimin e marrëdhënieve me vendet e Ballkanit. Në këtë kuadër, Presidenti Ëilliam Ruto sot ka pritur dërguarin e veçantë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Behgjet Pacoli, në Nairobi.”, thuhet në njoftim.

Back to top button